E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: Drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore ndalohet të kenë dhe klinika private

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Albana Koçiu tha sot se drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve nëse shefat e shërbimeve do të lejohen që të punojnë në sektorin privat, Koçiu tha se “ky është një ndryshim i parashikuar në ndryshimet ligjore të cilat ne miratuam sot”.

“Ka edhe një rregullim edhe të kësaj pike dhe ka të bëjë pikërisht me faktin që drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe t’i drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private”, tha Koçiu.

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në ligjin “Për urdhrin e mjekëve” në Republikën e Shqipërisë.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›