E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nika: Ujësjellësi i Vlorës nxjerr faturat me vonesë, aplikon kamatëvonesa

TIRANE, 1 gusht/ATSH/ Kreu i këshilltarëve të Demokratëve Euroatlantikë në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika u shpreh në mbledhjen e këshillit bashkiak, se Ujësjellës Kanalizimet Vlorë, faturat e muajve qershor dhe korrik i nxjerr me vonesë dhe më pas aplikon kamatëvonesa.

Sipas tij, Ujësjellësi e ka për detyrë që faturën nuk duhet të vonojë më shumë se data 10 e muajit.

Sipas tij, fatura e muajit qershor për 61 mijë abonentë ka dalë në 25 qershor dhe në 28 qershor ka filluar të aplikojë kamatëvonësën. Përsëri, shtoi ai, në muajin korik fatura ka dalë në datën 26 dhe po aplikohet kamatëvonesa.

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Vlorë tha se kjo është një mënyrë tjetër që Ujësjellës Kanalizimet ka gjetur për të rritur të ardhurat e veta nëpërmjet gjobave, pasi 61 mijë abonentë e kanë të pamundur të paguajnë për dy ditë dhe e përkthyer në të ardhura i bie 150 milionë apo 200 milionë lekë të reja në muaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›