E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koçiu: Investimi në 70 shkolla të reja ka përfunduar, 42 të tjera në proces ndërtimi

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Mbi 400 gjimnazistë dhe 17 mësues të shkollës “Kolë Idromeno” në Shkodër, do të zhvillojnë mësimin në ambiente moderne, në një godinë tërësisht të rikonstruktuar sipas standardeve europiane.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, inspektoi sot ambientet e reja të kësaj shkolle të cilat garantojnë standarde bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.

Koçiu theksoi se ky projekt është pjesë e transformimit të infrastrukturës arsimore që po ndodh në të gjithë vendin.

Sipas saj, investimi në 70 shkolla të reja ka përfunduar, ndërsa 42 të tjera janë në proces ndërtimi.

“Vizioni ‘Shqipëria 2030’ nis me investimin në arsim, aty ku formohen brezat që do të mbajnë me krenari emrin e Shqipërisë Europiane në familjen tonë të përbashkët”, u shpreh Koçiu.

1 nga 15

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›