Koçiu: Konferencë rajonale për përshpejtimin e reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Organizohet nesër në Tiranë konferenca rajonale “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mirëpriti në një takim mbrëmjen e sotme përfaqësues nga vendet e BE-së, Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.
“Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt realizimit të Garancisë Evropiane për Fëmijët dhe nesër do të angazhohemi për një zotim të përbashkët rajonal, në funksion të një të ardhmeje më të sigurt dhe më të barabartë për fëmijët tanë”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale, ku ndau momente nga ky takim.
Koçiu u shpreh se “bashkë mund të bëjmë ndryshimin që ata meritojnë”.
1 nga 9/k.s/r.e/a.f/