Rama: Ditë plot punë të mira në Durrës sot

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale nga aktivitet e zhvilluara sot në qytetin bregdetar të Durrësit.
“Ditë plot punë të mira në Durrës sot”, shkruan kreu i qeverisë. Fillimisht kreu i qeverisë e nisi takimin në portin e Durrësit me përfaqësues të bizneseve të transportit.
Më pas, Rama i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, Rama vizitoi nga afër punimet që po kryhen në këtë port të ri turistik.
“Në kantierin e portit të ri turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
Në përfundim të aktiviteteve në Durrës, kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu si dhe nga ministri Italian i Mbrojtjes Guido Crosetto vizituan nga brenda anijen “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, e cila është ankoruar në Durrës.
Sakaq sot u në Durrës nënshkrua edhe marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale. Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare, ku kreu i qeverisë ishte i pranishëm.
/a.f/