E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Koçiu: Mamografi falas pa rekomandim nga mjeku në spitalin rajonal Korçë gjatë marsit

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për herë të parë ka bërë të mundur që çdo muaj i vitit t’i kushtohet një qarku në Shqipëri, ku gratë mund të kryejnë mamografi pa referimin e mjekut dhe me orare të zgjatura.

Gjatë marsit vajzat dhe gratë në Korçë mund t’i drejtohen spitalit rajonal për kryerjen e  mamografisë falas.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se “këtë muaj është qarku i Korçës, ku gratë dhe vajzat  mund të kryejnë mamografinë pa sistem referimi, pranë spitalit rajonal”.

Koçiu bëri të ditur se “gjatë janarit, në Spitalin Rajonal Lezhë u kryen mbi 75 mamografi falas, pa referim, duke i dhënë mundësi çdo gruaje të bëjë kontrollin e nevojshëm”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese përveç tetorit, edhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit.

/k.s/j.p/

.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›