E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: Proteza falas për Shtëpinë e të Moshuarve nga mjekët e Klinikës Stomatologjike Universitare

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Mjekët e Klinikës Stomatologjike Universitare vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë dhe dorëzuan protezat falas, duke i siguruar çdo të moshuari kujdesin dentar që meriton.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “Klinika Stomatologjike Universitare çdo të shtunë të parë të muajit do të ofrojë shërbim edhe për ata që për arsye shëndetësore nuk mund të paraqiten vetë, duke lehtësuar shoqërimin nga familjarët”.

“Nga janari në nëntor 10.550 pacientë kanë marrë shërbim në këtë klinikë, mes tyre 2343 pensionistë”, tha Koçiu.

Klinika Stomatologjike Universitare në Tiranë është e kompletuar me pajisje të reja mjekësore të teknologjisë së lartë, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për qytetarët.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›