E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu: Të shkosh me molotovë te Policia nuk është protestë, por provokim për përshkallëzim

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi lidhur me marshimin e opozitës drejt drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Koçiu theksoi se “të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës”.

“Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë”, shtoi Koçiu.

Duke ju referuar kryetarit të PD-së, Sali Berishës, ministrja nënvizoi se “duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish”.

“Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen evropiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, shkruan Koçiu.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›