E Martë, 3 Nëntor 2026

Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Një gjest i vogël, një jetë e shpëtuar

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë një apel për dhurimin e gjakut, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit për pacientët që kanë nevojë për këtë dhuratë jetësore.

Sipas ministres, njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut ka ndaluar këtë javë në Fier, Himarë, Memaliaj dhe Tropojë, ku qytetarët treguan zemërgjerësi dhe mbështetje për dhjetëra pacientë.

“Njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut këtë javë ndaloi në Fier, Himarë, Memaliaj dhe Tropojë, ku solidariteti dhe zemërgjerësia e qytetarëve u kthyen në shpresë për dhjetëra pacientë që kanë nevojë për këtë dhuratë jetësore”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale .

Nga e hëna, kjo nismë do të vijojë në Dropull, Konispol dhe Finiq, duke i dhënë mundësinë më shumë qytetarëve të kontribuojnë në shpëtimin e jetëve.

“Një dhurim i vogël, një jetë e shpëtuar! Bëhuni drita e shpresës për ata që kanë më shumë nevojë,” apeloi ministrja Koçiu.

1 nga 7

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›