E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu me homologun italian: Rritje e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetësisë të Italisë, Orazio Schillaci.

Gjatë takimit Koçiu dhe Schillaci konfirmuan angazhimin për të intensifikuar dhe rritur bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Në fokus të diskutimeve tona ishin politikat dhe menaxhimi i shëndetit publik, mbulimi shëndetësor universal dhe menaxhimi i strukturave spitalore”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen ndaj Italisë për mbështetjen e pakursyer dhe kontributin në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian.

1 nga 3

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›