E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu pret zëvendësministrin Parlamentar të Mbrojtjes së Japonisë: Forcim i marrëdhënieve dypalëshe

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu priti në një takim zëvendësministrin Parlamentar të Mbrojtjes së Japonisë, Yohei Wakabayashi, gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Wakabayashi vizitoi Shqipërinë si zyrtari i parë i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë që ndërmerr një vizitë të tillë, njoftoi ambasada japoneze në Tiranë.

Në fillim të takimit, zëvendësministri japonez shprehu keqardhjen për dëmet e shkaktuara nga zjarret në Shqipëri gjatë verës.

Më tej, në kuadër të vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Japoni në maj të vitit 2026, palët shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve përkatëse të mbrojtjes të dy vendeve.

1 nga 3

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›