E Diel, 1 Nëntor 2026

Koçiu vlerëson kontributin e ish-punonjësit të policisë, Sali Kasi

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një vizitë në banesën e Sali Kasit, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, ku u njoh nga afër me historinë e tij të shërbimit dhe kontributin ndër vite në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë takimit, ministrja Koçiu vlerësoi rrugëtimin profesional të Kasit, duke e cilësuar atë si një shembull të ndershmërisë, përkushtimit dhe sakrificës në shërbim të vendit.

Në bisedë u trajtuan sfidat e një karriere të gjatë në polici, sakrificat personale për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjen, si edhe pasioni për librat, të cilët ish-polici i konsideron bashkudhëtarë të përditshmërisë në pension.

Ministrja Koçiu ndau gjithashtu me Sali Kasin vendimin më të fundit të qeverisë për bonusin e fundvitit, si dhe rritjen e pensioneve nga janari 2026, duke e cilësuar këtë si një mbështetje të merituar për ata që kanë shërbyer me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të vendit.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›