E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Koco Glozheni", dy foshnja "zhduken" cdo dite

Abortet qe kryhen ne vendin tone vazhdojne te kapin shifra marramendese. Vetem ne maternitetin e ri te Tiranes mjeket ndalin dy shtatzeni ne dite, ndersa per klinikat private si ne rrethe ashtu edhe ne kryeqytet nuk ka asnje te dhene. Statistikat tregojne se personat, te cilet kryejne aborte jane te moshave te reja dhe kryesisht studente dhe adoleshente. Por edhe per maternitetet e tjera raportimet gjate ketyre viteve te fundit kane qene te pjesshme apo pothuajse zero. Te dhenat e deritanishme tregojne se raporti i aborteve me lindjet eshte 1 me 3,8, por keto shifra bazohen vetem ne ato raste qe jane raportuar. Sipas ketyre te dhenave del se ne 3,8 lindje nje tjeter eshte nderprere, pra femija eshte abortuar. Nderkohe qe studimet tregojne se vitet 1994 kane shenuar numrin me te madh te aborteve, kurse gjate viteve te fundit ai eshte ulur dhe ka shkuar afersisht ne 10 mije raste ne vit.
Instituti i Shendetit Publik per here te pare pas 10 vjetesh do te mbledhe te dhena per abortin edhe ne klinikat private. Qe prej qershorit te 2007-es, raportimi ka nisur ne te gjitha maternitetet e rretheve, si dhe ne klinikat private obstretiko-gjinekologjike. "Ne nje projekt me te fundit nga ISHP por edhe nga INSTAT po mblidhen te dhenat per plotesimin e skedave dhe numrit te aborteve qe kryhen ne vendin tone. Te gjitha klinikat private, por edhe spitalet private jane te detyruara te raportojne rastet qe kryejne ne dite", deklaroi dje Alba Merdani, koordinatore e projektit te survejances se aborteve ISHP. Sipas te dhenave ne gjysmen e dyte te vitit te kaluar, u raportuan mbi 500 aborte, nga 14 klinika, 10 prej te cilave jane ne Tirane. Nderkohe qe studimi i te dhenave po vazhdon edhe ne rrethe. Cdo klinike private ne kriteret e saj per licencimin ka te detyrueshem mbledhjen dhe raportimin e informacionit mbi abortet e kryera. Gjithashtu eshte ripunuar edhe skeda personale per abortin, e cila do te filloje te perdoret nga te gjitha institucionet tona publike dhe private per te raportuar mbi abortet e kryera nga ato. Nderkohe qe ne cdo qender aborti, apo drejtori ne rrethe do te kete nje inspektor te shendetit riprodhues, qe do te jete personi i kontaktit per marrjen e te dhenave.
Tre qytete nuk raportojne
Ndonese maternitetet e rretheve dhe ata te kryeqytetit e kane te detyrueshme qe te raportojne rastet e aborteve qe kryhen ne nje dite, perseri ka rrethe, te cilat nuk i japin keto te dhena. Ndonese urdhri u eshte dhene qe ne qershor te vitit te kaluar, perseri Mallakastra, Malesia e Madhe dhe Kucova nuk raportojne te dhenat per numrin e aborteve qe kryejne. Sipas specialisteve te ISHP-se, do te jene grupe te vecanta pune, te cilet do te merren me keto raste, pasi studimi duhet te jete i plote. Kjo pasi kryhet pas dhjete vjetesh dhe do te jene te dhenat baze per ISHP-ne dhe Ministrine e Shendetesise. Ne baze te ketyre te dhenave do te merren masat per parandalimin e aborteve si dhe fushatat sensibilizuese per planifikimin familjar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›