Burg dhe gjoba per manipuluesit e ndeshjeve
Per ata qe trukojne ndeshje, telashet do te fillojne shume shpejt. Ky eshte premtimi qe bene dje ne konferencen e perbashket per shtyp MTKRS, ZMQ dhe Shoqata e Prokuroreve ne mjediset e hotel "Rogner". Nese deri dje macja nuk ka qene kurre verdalle qe te ndale vallen e minjve, "triumvirati" premton se gjerat do te ndryshojne. Projektligji eshte gati dhe pritet t'i shtohet Kodit Penal, qe aktualisht nuk e sanksionon ne nenet e tij kete fenomen negativ.
Fjalite ishin te gjata, por te gjitha priteshin ne nje pike: abuzimit me ndeshjet e futbollit duhet t'i thuhet mjaft! I pari ne liste eshte zv/ministri i Sporteve, Ekrem Spahia, personazh shume prezent ne kete fundjanari ne te gjitha mediat e shkruara apo vizive, duke qene se ministri Pango nuk ka marre persiper te komentoje asgje ne konfliktin me FSHF-ne. Sipas Spahise, MTKRS ka per detyre te perafroje legjislacionin shqiptar me ate te BE-se: "Hartimi dhe perafrimi legjislacionit shqiptar me ate te Bashkimit Evropian ka qene dhe mbetet nje nga detyrat paresore te MTKRS-se. Gjate vitit 2007, me nismen e MTKRS-se dhe ne konsultim me grupet e interesit, Kuvendi i Shqiperise me 22 tetor te vitit 2007 miratoi me votat e mazhorances dhe te opozites 24 amendamente ne "Ligjin per Sportin", te cilat synonin permiresimin e ligjit nr. 9376 te miratuar me 21.04.2005.
Per prokurorin Hajdari, duhet nje nderhyrje emergjente ne Kodin Penal per te sanksionuar edhe kete fenomen, qe ende nuk sanksionohet me ligj. Per kryetarin e Shoqates se Prokuroreve, "virusi" i trukimeve ne futboll mund te infektoje te gjithe sportet e tjera. "Fenomeni i shitblerjeve te ndeshjeve eshte shume i rrezikshem dhe nga futbolli mund te kaloje edhe ne sporte te tjera, ndaj kemi pergatitur nje projektligj per disa shtesa ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise, pasi konstatojme se kjo marredhenie e kunderligjshme nuk parashikohet si veper penale ne Konin Penal ekzistues. Futja e kesaj dispozite ne Kodin Penal do te beje te mundur hetimin e cdo dyshimi per percaktimin e rezultateve ne garat sportive dhe do te sjelle parandalimin e ketyre fenomeneve, te cilat demtojne rende sportin ne vendin tone", tha Hajdari. Ne te njejten linje edhe Kliton Zguri, perfaqesuesi i ZMQ-se, i cili shtoi se projektligji i ri do te plotesonte nje mangesi te theksuar ne kuadrin ligjor dhe do te ndihmonte shume ne luften kunder korrupsionit ne boten e sportit.