E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Nuk fshihet kriza ekonomike, duhet debat për zgjidhjen

Tiranë, 22 qershor, NOA Thirrjet për transparencë nga mazhoranca qeverisëse me shifrat e ekonomisë, dhe politika të përgjegjshme në shërbim të saj nuk kanë kanë munguar as sot nga selia rozë, e cila i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të mos shohë vetëm mirëqënien e njerëzve të tij më të afërt por krizën e thellë që po përjetojnë sot shqiptarët e varfëruar si kurrë më parë.

Duke e cilësuar si një qëndrim politiko-elektoral papërgjegjshmërinë e mazhorancës, nënkryetarja socialiste e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli nuk i kurseu sërish akuzat për kreun e mazhorancës dhe bashkëpunëtorëve të tij, prej papërgjegjshmërisë së të cilëve, sipas, deputetes socialiste, sot ekonomia shqiptare është në vështirësi të mëdha, që madje përkeqësohen si pasojë e retorikës qeveritare, që ende nuk po sheh në sy realitetin e ethshëm të krizës ekonomike.

Vetë veprimet e qeverisë sot flasin shumë qartë për krizën, që kryeministri nuk do ta pranojë. Ndryshimet e përsëritura në legjislacionin tatimor, debati në lidhje me skemën e pensioneve, borxhet e njëpasnjëshme që qeveria detyrohet të marrë për të shtyrë edhe disa muaj, mosplotësimi i të ardhurave tatimore dhe ndryshimet në buxhetin e shtetit, rritja e çmimeve dhe zhvlerësimi i monedhës vendase flasin më qartë se çdo apologji e munguar nga qeveria, mbi vështirësitë, në të cilat ndodhet sot ekonomia shqiptare e bashkë me të edhe ekonomitë e shumicës së familjeve të shqiptarëve, deklaroi nënkryetarja socialiste e Komisionit të Ekonomisë.

Mimi Kodheli shton më tej se Opozita shqiptare nuk është e interesuar të përkeqësojë krizën ekonomike sic thotë lart e poshtë kryeministri i vendit. Përkundrazi, si alternativë e vërtetë qeverisjeje, ajo është tejet e shqetësuar për drejtimin që ka marrë ekonomia sidomos në dy vitet e fundit, si pasojë e keq-qeverisjes dhe papërgjegjshmërisë me financat publike e shifrat ekonomike.

Ajo vijoi akuzat ndaj kryeministrit Berisha duke thënë se nuk është opozita shqiptare që e ka renditur Shqipërinë të fundit në imagjinatën e saj, përkundrazi është papërgjegjshmëria e Sali Berishës që e ka degdisur Shqipërinë të fundit në pothuaj të gjithë treguesit në krahasim me rajonin. Ndërkohë që biznese e të punësuar vuajnë rënien e të ardhurave të tyre, mungesën e politikave mbështetëse nga ana e qeverisë, dhe përkeqësimin e standarteve të jetesës, sic tregon edhe studimi i ACIT, nënvizoi Kodheli.

Deputetja Kodheli evidentoi rishtas shqetësimet e ngritura edhe nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, BERZH, Eurostat e shumë aktorë e faktorë të tjerë të rëndësishëm.

Por në vend që qeveria të hapte një debat të gjerë me ekspertë vendas e të huaj mbi zgjidhjet për krizën, ajo ka zgjedhur të përfshihet në betejën e turpshme të fshehjes së të vërtetës ekonomike të vendit, theksoi deputetja socialiste.

Sipas selisë rozë, nuk janë vetëm raportet e huaja dhe vendase që e tregojnë Shqipërinë në krizë dhe të fundit në rajon për: investime të huaja, të ardhura për frymë, korrupsion, shtet ligjor.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›