Presidenti Topi niset drejt Turqisë, merr pjesë në dy Samitet e Stambollit
Tiranë, 22 qershor, NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot për një vizitë treditore në Republikën e Turqisë ku do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-it dhe në Samitin mbi korridoret kulturore Muzika si një metaforë e dialogut kulturor që do të mbahen në Stamboll.
Sipas zyrës së shtypit të Presidentit, në axhendë, kreu i shtetit ka një takim me homologun turk, Abdullah Gyl, ku temë qendrore e bisedimeve do të jetë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë, situata në rajonin ballkanik dhe përmbushja e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Evropian.
Gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Turqi, Presidenti Topi, dhe Zëvendëskryeministri e Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, pjesëtar i delegacionit, do të marrë pjesë në dy aktivitete të rëndësishme që do të zhvillohen në Stamboll: në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku do të ketë diskutime dhe konferencë të përbashkët për shtyp të krerëve të shteteve pjesëmarrëse mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në Takimin e 8-të të Forumit të Korridoreve Kulturore të Samitit të Kryetarëve të Shteteve të Evropës Juglindore me temë: Muzika, si metaforë e dialogut kulturor, gjatë të cilit, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalë përshëndetëse mbi vlerat kulturore dhe trashëgiminë e lashtë shpirtërore e muzikore shqiptare e të vendeve të rajonit.
Në këto Samite do të jenë të pranishëm kryetarë shtetesh, ministra të vendeve nga Evropa Juglindore, drejtues të UNESCO-s, akademikë, personalitete të artit e të muzikës dhe Kreu i Shtetit shqiptar pritet të ketë edhe një takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Shtefan Fyle.
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")