E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli Qeveria biznes te paligjshem me kasat

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj kryeministrit Berisha dhe ministrit te financave Ridvan Bode ne lidhje me ceshtjen e kasave fiskale. Ne nje konference per shtyp deputetja e PS-se Mimi Kodheli ka theksuar se qeveria ka ndertuar nje biznes te paligjshem per shitjen e kasave.

Pavaresisht ankesave te bizneseve nje kase fiskale eshte shitur 60 perqind me shume se nje kompjuter theksoi Kodheli duke shtuar se nga 500 euro qe kushton kasa 300 euro i ka perfituar qeveria.

Ajo gjithashtu theksoi se kryeministri Berisha eshte ne dijeni te aferave korruptive te bera ne garen per autorizimin e shitjes se kasave duke shtuar se ai nuk ka bere asgje per ti ndalur keto afera.

Kjo shkrese konfirmon garen me shkelje te renda duke treguar se kryeministri Berisha dhe ministri i financave Bode kane shkelur ligjin. Ky raport tregon qarte se 5 nga kompanite jane kualifikuar kur ato nuk kane kerkuar kriteret e shpallura me vendim te keshillit te ministrave theksoi Kodheli duke paraqitur nje dokument qe sipas saj tregon aferat e bera per shitjen e kasave.

Nderkohe PS-ja i kerkuar prokurorise qe te nise hetimet per veprimet dhe mos veprimet e qeverise ne tregun e shitjes se kasave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›