Vlore ndotje nga mbeturina
Ne qytetin e Vlores eshte kthyer ne problem kritik ndotja per shkak te vendgrumbullimit te mbeturinave urbane. Sheshi i depozitimit eshte brenda vijes se verdhe dhe planet per zhvendosjen dhe rregullimin kane deshtuar.
Prej 20 vjetesh mbeturinat depozitohen ne qiell te hapur pa asnje trajtim dhe duke u djegur. Tymi eshte kthyer ne shqetesim jo vetem per banoret e zones perrreth por edhe per zonat me destinacion turistik vecanerisht gjate sezonit veror. Banoret qe jetojne aty ndjejne me shume pasohjat e ndotjes alarmante.
Per shkak te kesaj situate agjensia rajonale e mjedisit ka gjobitur bashkine. Zyrtaret e bashkise se Vlores zgjidhjen e shikojne te largimi i fushes se mbeturinave jashte vijes se verdhe.
Mungesa e nje projekti per zgjidhjen e ketij problemi te mprehte do beje qe Vlora te vuaje nga ky shesh grumbullimi primitiv mbeturinash.