E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Qeveria sillet si Sudja me buxhetin e shtetit

Kështu deklaroi sot deputetja socialiste, Mimi Kodheli, sipas të cilës ky borxh i ri provon edhe njëherë keqmenaxhimin e vazhdueshëm që i ka bërë ekonomisë së vendit qeveria e Sali Berishës.

Qeveria nuk ka pse ta konsideroje si sukses marrjen e një borxhi-vijoi Kodheli- pasi në një moment kur nuk është në gjendje të na argumentoje se si do ta ndihmojë ekonominë shqiptare ky borxh i ri. Ajo kërkoi sqarime nga ministri Ridvan Bode, se sa është parashikimin i kostos se këtij borxhi? Me ç’interesa do të merret ai? etj.

“Dhe pavarësisht se kjo po na shitet si një sukses, në fakt marrja e këtij borxhi është provë e qartë e keqmenaxhimit politik që i është bërë ekonomisë së vendit nga kjo qeveri. Praktika e marrjes borxh për te lare borxhe te mëparshme është një praktike pa logjikë ekonomike, një praktikë e pastër piramidale që tregon se qeveria po sillet si Sudja me buxhetin e shtetit”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›