E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Meta ka frikë për mandatin nëse hapen kutitë

Deputeti i kësaj partie, Eduart Shalsi u shpreh se Meta dridhet nga hapja e kutive, për shkak se nuk i takon mandati në Tiranë.

“Ilir Meta ka të drejtë të dridhet nga frika e kutive ku fshihet edhe e vërteta e mandatit që nuk i takon në Tiranë, por ne nuk kemi të drejtë ta falim korrupsionin e djeshëm elektoral, sepse nuk mund të lejojmë që nesër korrupsioni të gllabëroj përsëri votat e popullit”, theksoi ai për mediat. Shalsi shtoi se hapja e kutive është vullnet kushtetues që populli do e imponojë nëse pushteti do e mohoj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›