Kodheli: Shkodra u përmbyt nga qeveria
"Sot, në shtypin shqiptar është publikuar një tjetër shkresë, që vërteton edhe njëherë, se katastrofa që përmbyti qindra familje shkodrane, që zhyti nën ujë mijëra hektarë tokë, që krijoi dëme të pallogaritshme në banesa, të mbjella, gjë të gjallë, nuk ishte një katastrofë natyrore, por ishte kryekëput një përmbytje e shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni i qeverise Berisha", u shreh Kodheli.Shkodra u përmbyt-vijoi Kodheli-pasi kjo qeveri nuk zbatoi ligjin dhe nuk zbatoi rregulloren. Sipas Kodhelit, ndërsa Shkodra përmbytej, në strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës mbretëronte kaosi, duke shkelur rregulloren dhe duke dhënë vendime në kundërshtim me ligjin.