Bojkoti, PS mbledh grupin parlamentar

Pas 6 muaj bojkoti 64 deputetët e Partisë Socialiste do të mblidhen për të vendosur marrëdhënien e tyre me Parlamentin e Shqipërisë. Që prej shtatorit kur grupi parlamentar i partisë më të madhe të opozitës ka vendosur një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, kjo është mbledhja e parë ku do të diskutohet fati i bojkotit të opozitës.
Në orën 18:00 pritet që grupi parlamentar i PS-së të pranojë të hyjë në Parlament në datën 25 shkurt ose në datën 4 mars; që në fakt shënojnë edhe dy seancat e fundit plenare para se mandatet e socialistëve të digjen.
Burime brenda PS-së bëjnë të ditur se në rast se grupi miraton futjen në Parlament, kjo strategji do të ketë si pikësynim, paraqitjen në Kuvend të një projekt-ligji të posaçem që lejon hetimin e plotë të zgjedhejve dhe hapjen e kutive të votimit, një projekt-ligj i cili nuk është bërë publik, por për të cilin PS ka folur vazhdimisht gjatë 6 muajve të fundit.
Nëse vendoset që PS do të ndërpresë bojkotin ndaj Parlamentit, 64 deputetët e saj në momentin që hyjnë në Kuvend do të bëjnë edhe betimin duke fituar kështu të gjitha privilegjet e deputetit, por duke shmangur në njëfarë mënyre edhe momentin shumë të debatueshëm të djegies së mandateve.
Megjithatë strategjia e re e socialistëve pritet të zbardhet gjatë orëve të pasdites, kur deputetët socialiste do të vendosin për fatin e bojkotit.