Kodheli: Statuti, jo ndikimit nga interesa

Ndonëse formalisht duket se Edi Rama po lëshon pe ndaj grupit kundërshtar, në deklaratën e zëdhënëses së kryesisë Mimi Kodheli është shprehur qartë se ndryshimet në statut nuk duhet të ndikohen nga ndërhyrje pjesore dhe në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik. Ndërkaq Mimi Kodheli tha se është vendosur që kongresi i PS-së të jetë i hapur për raportin që lidhet me zgjedhjet dhe për pjesën e prezantimit të kandidatëve. Ndërsa për sa i përket diskutimeve do jetë me dyer të mbyllura.