E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Transparencë në dy çështjet kryesore të Kongresit

Zëdhënësja e kryesisë së PS-së Mimi Kodheli ka bërë të ditur sot në një konferencë për shtyp rreth vendimeve të marra nga mbledhja e kryesisë ditën e djeshme. Sipas saj mbledhja e djeshme u ra dakord që t'i sigurohet publikut transparencë e plotë për dy çështje kryesore për të cilat është thirrur kongresi i jashtëzakonshëm. Ndër dy çështjet kryesore Kodheli bëri të ditur të vërtetën e krimit elektoral të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe për platformat politike të kandidatëve që do të konkurrojnë për kryetar të PS, duke mundësuar transmetimin e drejtpërdrejtë edhe të kësaj seance për publikun.
"Kryesia shprehu bindjen se kongresi do jetë një tjetër shprehje e maturisë dhe përgjegjshmërisë politike të delegatëve të këtij forumi shumë të rëndësishëm të PS" theksoi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›