E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Të bëhet transparencë e financave të shtetit



Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli në një reagim për gjendjen ekonomike i ka kërkuar qeverisë shqiptare transparencë të financave të shtetit. Ajo deklaroi se buxheti i shtetit në 4 muajt e para rezulton në defiçit, një defiçit qe nuk mund ta mbushë asnjë shitje jo transparente hotelesh. Sipas deputetes, buxheti i shtetit nuk mund të arnohet me inagurime elektorale. "Buxheti i shtetit nuk mund të arnohet me shirita elektoralë.Asnjë shqiptar nuk e beson më kryeministrin e shiritave blu", u shpreh ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›