E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plagoset rëndë një 27-vjeçar

Një 27 vjeçar është qëlluar me armë zjarri në makinën e tij në Vlorë.
Ndaj shtetasit Klodian Haxhiraj, 27-vjeç, janë derdhur breshëri automatiku. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Persona në një automjet tip Benz kanë qëlluar në drejtim të shtetasit Haxhiraj, i cili udhëtonte me një automjet tjetër. Policia tha se pas ngjarjes, autorët e krimit kanë djegur makinën e tyre, në përpjekje për të fshehur gjurmët.

Makina në fjalë është gjetur në një rrugicë të qytetit. Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›