Kodi Ajror Kuvendi miraton ndryshimet me 119 vota
Kuvendi miratoi me 119 vota ndryshimet ne Kodin Ajror duke vene serish ne jete konsensusin mes mazhorances dhe opozites edhe pse para votimit te ketij drafti u debatua gjate mes ministrit te Transporteve Sokol Olldashi dhe deputeteve socialiste te cilet me heret kishin dhene konsensusin e tyre. Deputeti Eduart Shalsi kushtezoi voten e grupit te PS-se me diskutimin e disa amendimeve shtese te bera prej tyre. Nese e keni seriozisht qe doni te permiresojme kodin jo thjesht si qellim ne vetvete por per te permiresuar situaten atehere reflektoni mbi ndryshimet e propozuara. Sot rezervojme te drejten qe konsensusin qe kemi dhene per miratimin e kodit te mos ta japim per sa kohe qe mendimet qe ne paraqesim te mos merren ne konsiderate - tha ai. Pas kesaj deklarate reagoi ministri Olldashi i cili e konsideroi si te gabuar kete kushtezim. Nuk e kuptoj qendrimin e sotem sepse ne komision kemi pasur nje fryme krejt tjeter. Kemi marre parasysh disa nga mendimet e PS-se qe ishin racionale dhe i kemi perfshire ne amendimet e Kodit Ajror. Dhe sot befas na vihet me qendrim krejt tjeter sepse ne qofte se eshte kosto e konsensusit qe ne te shkelim direktivat qe na vijne nga Brukseli une besoj se kjo eshte kosto qe ne nuk mund ta pranojme - tha ministri. Pas ketyre debateve u vendos te mblidhej serish Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese i cili mori ne konsiderate propozimet duke pasur parasysh edhe verejtjet e sugjerimet e eksperteve evropiane. Nderkohe qe opozita akuzoi dhe per krijimin e nje situate monopol ne kete fushe po emerimin e militanteve ne Aviacionin Civil. Sipas deputeti Shalsi gjysma e stafit te aviacionit civil nuk ka autoritet te kryeje detyren atje. Kjo eshte nje situate e frikshme. Pas 20 vjet postdiktature Shqiperia nuk ka specialiste - ka theksuar Shalsi. I menjehershem ka qene reagimi i ministrit Olldashi i cili ka theksuar se ligji per kodin ajror po kthehet ne politike.
U spekulua me ceshtjen e militanteve. Une po ju them z. Shalsi vetem aty nuk punesojme mbi militantizem sepse duhet nje administrim i mire. Eumlshte e vertete se drejtori nuk eshte i fushes por ai administron. Te gjithe specialistet sektoriale qe kane pergjegjesi jane shkolluar per ate pune. Kemi bashkepunuar me specialiste te huaj dhe shqiptar. Eumlshte nje specialist qe ka komunikuar me ju ka punuar me ju dhe eshte mbajtur ne pune dhe do te mbahet se eshte profesionist. Dhe per specialistet qe folet ne nuk kemi shkolle aviacioni dhe nuk japim certifikata kur nuk i kane ne jemi te detyruar ti marrim nga jashte specialistet dhe i kemi dhene fonde aviacionit civil te marrin me kosto 5 specialiste te huaj te shohin problemet ketu. Sepse behet fjale per sigurine e njerezve qe udhetojne - theksoi ai. Debatet u shoqeruan me votimin e ketij drafti i cili mori miratimin e mazhorances dhe te opozites.