Seanca Naco Ndryshmet ne ligj pengojne rritjen e energjise

Opozita pro ndryshimeve por i cileson si te vonuara Fatura e energjise tashme si titull ekzekutiv u jep te drejte operatoreve ti drejtohen gjykates
Ligji per energjine jo vetem do te liberalizoje tregun e energjise por do te rregulloje edhe marredheniet mes Korporates Energjetike Shqiptare Operatorit te Shperndarjes dhe kompanise CEZ. Keto marredhenie financiare mes tri kompanive do te rregullohen me ane te titujve ekzekutive duke u hapur keshtu rruge operatoreve ti drejtohen gjykates. Keto ndryshime parashikojne dy projektligjet e diskutuara dje ne Kuvendin e Shqiperise. Kreu i Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes Nasip Naco theksoi gjithashtu se keto ndryshime do te ulin koston gjithashtu nuk do te kete rritje artificiale te cmimit te energjise.
Diskutimet
Ndryshmet ne ligjin Per sektorin e energjise elektrike dhe Per trajtimin si titull ekzekutiv te fatures se konsumit te energjise elektrike jane debatuar gjate ne seancen e djeshme plenare.
Ligjvenesit socialiste i konsideruan si te vonuara keto ndryshime ligjore te cilat i vijne ne ndihme konsumatorit. Vonimi i ligjit ka renduar xhepat e qytetareve ka 7 vite qe ky ligj nuk eshte ne Parlament - tha deputeti i PS-se Arben Ahmetaj. Nderkohe ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se ky ligj nuk eshte vonuar aspak. Sipas ministrit ligji i jep fund faturave afrofe dhe abuzimeve ndaj qytetarit te kompanive qe menaxhojne energjine. Edhe deputeti Andis Harasani theksoi se projektligji i cili liron KESH-in nga borxhet e medha te krijuara nga CEZ-i dhe lehteson konsumatorin familjar nga rritjet vjetore te cmimit te energjise. Por kjo nuk justifikon faktin qe ai eshte shume i vonuar. Ne pergjigje te ketyre argumenteve dhe pyetjeve te ngritura nga ligjvenesit socialiste ministri i Energjetikes Nasip Naco sqaroi se ndryshimet ne ligjin per energjine shkojne ne favor te konsumatorit pasi nuk do te kete me rritje te cmimit dhe nderprerje te energjise. Naco shpjegoi ndryshimet kryesore ligjore te cilat liberalizojne tregun e energjise ne vend me futjen e operatoreve te tjere privat cka sjell uljen e kostos dhe sidomos cmimi i energjise nuk do te kete me rritje artificiale. Me kete ligj ne i heqim barren CEZ-it prej rreth 40 milione euro ne vit ndaj KESH-it heqim faturat afrofe do te hiqet Policia Elektrike heq mundesine e borxheve te keqija nga ndermarrjet e medha. Me kete ligj eliminohet monopoli i shperndarjes se energjise elektrike futen te tjere operatore - tha ai. Duke iu pergjigjur pyetjeve te disa prej deputeteve socialiste ai tha se ligji rrit kompetencat per ERE-n ne drejtim te vendosjes se sanksioneve ndaj kompanive te licencuara per cdo shkelje dhe vendos gjoba te barabarta me 3 te te ardhurave te vitit paraprak. Konsumatoret e medhenj jo familjare si kompanite ACR Kurum Armo Colacem dhe ajo e Fushe Krujes konsumojne 800 milion kwh/vit energji elektrike. Me kete ligj keta konsumatore qe konsumojne mbi 50 milione kwh/vit detyrohen te gjejne vete burimin e furnizimit me energji - shtoi kreu i Energjetikes.
Sipas tij ne kete menyre CEZ-i do te lirohet nga furnizimi me energji per kete grup konsumatoresh dhe do te detyrohet me ligj te rrise investimet per konsumatoret familjare dhe ata te vegjel. Naco tha se sot kompania CEZ i ka KESH-it nje borxh rreth 50 milione euro OST-se 20 milione euro dhe te tjere i kane asaj rreth 20 milione euro. Ne ligj parashikohet qe fatura e energjise si titull ekzekutiv te perdoret edhe mes kompanive KESH CEZ OST ne marredheniet e tyre tregtare. Vetem titulli ekzekutiv per faturat e energjise i zgjidh keto probleme - tha Naco.
Projektligji
Ndryshmet ne ligjin Per sektorin e energjise elektrike realizojne liberalizimin e tregut te energjise elektrike ne Shqiperi ndryshojne skemen e furnizimit ne tregun e energjise ku vec Klienteve Tarifore qe furnizohen me energji me cmime te rregulluara nga ERE do te futen dhe Kliente te Kualifikuar qe do te furnizohen permes Furnizuesve te Kualifikuar. Ndonese ne treg ERE ka licencuar vitet e fundit disa Kliente te Kualifikuar ata u kthyen ne Kliente Tarifore duke u furnizuar nga CEZ-i me energji elektrike qe prodhohet dhe sigurohet nga KESH-i por me tarifa te rregulluara. Ky kapercim statusi u shoqerua me transferimin e marredhenieve tregtare dhe me rritjen shume te madhe te kerkeses per energji elektrike ne dy vitet e fundit duke renduar arken e KESH-it. Ne kete ndryshim ligjor synohet qe konsumatoret e energjise te lidhur me rrjetin nga 110 kV e lart te transmetimit te energjise dhe ata qe konsumojne mbi 50 milione kwh/vit energji elektrike te konsiderohen Kliente te Kualifikuar dhe te furnizohen me energji elektrike ne treg te lire nga Furnizuesit e Kualifikuar. Aktualisht ERE ka licencuar mbi 7 shoqeri tregtare qe sigurojne furnizimin me energji elektrike per Klientet e Kualifikuar ne tregun e lire.
Pritet qe nga kjo nderhyrje ne ligjin Per sektorin e energjise energjia e prodhuar nga HEC-et e medha me kosto te ulur dhe kapital 100 per qind shteteror do te furnizoje konsumatoret Ndryshimet ligjore parashikohet te vihen ne jete ne vitin 2012