Kodi Zgjedhor, PS dhe PD fajësojnë njëra-tjetrën
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Dy partitë kryesore fajësojnë njëra-tjetrën për vonesat në Reformën Zgjedhore. Kritikat e fundit, të bëra nga përfaqësuesi i Këshillit të Evropës në vendin tonë, Helmut Lohan, janë konsideruar si të drejta nga të dyja partitë, por ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka pranuar të mbajë përgjegjësinë për këtë situatë”
Kthehet loja e ping-pongut mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Dy partitë kryesore fajësojnë njëra-tjetrën për vonesat në Reformën Zgjedhore. Kritikat e fundit, të bëra nga përfaqësuesi i Këshillit të Evropës në vendin tonë, Helmut Lohan, janë konsideruar si të drejta nga të dyja partitë, por ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk ka pranuar të mbajë përgjegjësinë për këtë situatë. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialsite, Valentina Leskaj, është e shqetësuar, sepse sipas saj, përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2009 po neglizhohen nga Qeveria e kryeministri Berisha. Ajo pohoi dje se Berisha ka filluar fushatën elektorale, ndërkohë që nuk ka dhënë ende asnjë afat se kur do të nisë shpërndarja e kartave të identitetit. Ajo vlerësoi nxitjen dhe mbështetjen e BE-së në procesin e reformës elektorale, ashtu si për gjithë reformat e tjera. Leskaj i bëri thirrje mazhorancës të angazhohet për përfundimin brenda afatit të Reformës Zgjedhore, ku çështja kryesore është miratimi i Kodit të ri Zgjedhor. Nga ana tjetër, numri një i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e cilëson si të pavend deklaratën e koleges së tij në opozitë. Sipas Patozit, Kodi Zgjedhor po ecën me ritme të pëlqyeshme dhe mazhoranca e Kryeministri janë të angazhuar në këtë proces, ndërsa ndodh e kundërta me kreun e socialistëve Edi Rama. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së shpreson se Kodi Zgjedhor do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Kuvendi për komisionin e posaçëm që është 30 shtatori.
Leskaj
Numri një i deputetëve socialistë përshëndeti deklaratën e Lohanit dhe vlerësoi mbështetjen e ndërkombëtarëve në procesin e reformave. “Shqetësimi ynë është në të njëjtën linjë me shqetësimin e ambasadorit Lohan që procesi i Reformës Zgjedhore duhet të përfundojë brenda muajit shtator, sepse jemi në limitet e afateve kohore dhe zgjedhjet po afrojnë. Ajo që ne na shqetëson është çështja e kartave të identitetit, për të cilat ne kemi kërkuar një afat jo vetëm për sa i përket prodhimit, por dhe shpërndarjes, një afat që ende nuk e kemi nga Qeveria. Kryeministri Berisha ka filluar fushatën elektorale, por para saj ai duhet të plotësojë kushtet dhe standardet për fushatën elektorale dhe për procesin zgjedhor”, - theksoi Leskaj. Ajo pohoi se nuk janë shqiptarët që refuzojnë të votojnë me karta identiteti, por u mungojnë ato, çka do të thotë se Qeveria duhet t i sigurojë ato, të krijojë kushte që zgjedhësit të kenë mundësi t i marrin në kohë për të votuar me këto karta. Kreu i deputetëve socialistë pohoi se PS është e angazhuar që reforma të mbarojë brenda afateve. “Ne insistojmë që të mbarojë. Ne kemi qenë të gatshëm, kemi qenë prezent, kemi qenë në komision, me produkt të gatshëm me projektin tonë dhe jemi të gatshëm për të punuar qoftë ditën, qoftë dhe natën dhe gjatë periudhës ekspertët tanë kanë qenë aty”, - tha dje ajo. Ndërsa numri një i deputetëve demokratë kërkon që opozita të vlerësojë drejt punën e bërë.
Patozi
“Nuk është i vërtetë pretendimi i Partisë Socialiste se infrastruktura zgjedhore nuk po ecën në rrugën e duhur. Procesi i kartave të identitetit po ecën normalisht dhe është një proces që po zhvillohet në të gjitha etapat e tij dhe unë nuk besoj se për qytetarët shqiptarë është e domosdoshme të dihet se në cilën datë do ta marrë kartën e identitetit qytetari Edi Rama. Madje, besoj se edhe vetë kreu i PS-së nuk besoj se ka ndonjë kureshtje të madhe për këtë çështje”, - tha dje Patozi. Ai kundërshtoi dhe deklaratat e Leskajt, e cila fajëson mazhorancën për vonesat në hartimin e kodit elektoral. “Kam mbetur pak i befasuar për shkak se është një proces ku ne jemi bashkëpërgjegjës. Unë nuk besoj se ka një taktikë, ku mbrojtja më e mirë është sulmi për të prishur procesin e negocimit dhe të implementimit të të gjitha çështjeve në kodin e ri elektoral. Unë besoj se jemi tërësisht koshient nga Kryeministri i vendit deri tek personi më i fundit i mazhorancës për këtë proces”, - tha ai. Patozi pohoi se ka disa çështje që nuk kanë marrë ende rrugën e zgjidhjes, por janë në proces negocimi dhe shqyrtimi. Ndërsa shprehu besim në bashkëpunimin me opozitën, kreu i deputetëve demokratë përshëndeti dhe deklaratën e Lohanit, të cilën e konsideroi në përputhje të plotë me qëndrimin e mazhorancës për këtë çështje.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008