Kodi i ri Ndalohen reklamat e qeverise gjate fushatave zgjedhore
Komisioni i posacem per Reformen Zgjedhore pritet te diskutoje kapitullin VI te Kodit Zgjedhor qe jane fushata zgjedhore dhe media. Nga neni 77 deri ne 85 te draftit PS-PD kane hartuar disa amendamente ku pjesen me te madhe i kane retushuar. Rregullat e reja kane percaktuar transmetimin ne kohe fushate te reklamave te institucioneve publike. Kjo nenkupton qe as qeveria as ministrite dhe as pushteti vendor nuk mund te publikojne reklama me permbajtje politike pervec informacioneve te procesit zgjedhor. Reklamat politike qe nuk identifi kojne qarte subjektin porosites ndalohen te transmetohet. Gjithashtu kohezgjatja e mbledhjeve te qeverise apo aktiviteteve te tjera qeveritare kur propagandojne programin e partise se Kryeministrit i faturohet minutazhit te vene ne dispozicion te kesaj partie. Reklamat politike duhet te identifikojne qarte subjektet porositese. Ne rast se reklama politike nuk eshte identifi kuar qarte KQZ-ja urdheron pezullimin e menjehershem te transmetimit te saj derisa te behet identifi kimi i kerkuar ne kete pike - thuhet ne piken 4 te amenduar te nenit 84 te Kodit. Gjithashtu ne piken 4/1 te saj eshte percaktuar se gjate fushates zgjedhore ndalohen reklamat e institucioneve publike ne nivel qendror dhe vendor me perjashtim te atyre qe i sherbejne qellimit te ndergjegjesimit te zgjedhesve per aspekte te procesit zgjedhor dhe/ose njoftime te tjera te parashikuara nga ligji. Ndersa eshte percaktuar se ne 30 dite fushate nuk do te kete me teper 90 minuta fushate nga partite politike. Koha e pergjithshme e transmetimeve te reklamave politike gjate gjithe fushates zgjedhore nga secila radio dhe televizion privat nuk mund te jete me shume se 90 minuta per secilen parti te regjistruar ne zgjedhje. Operatoret televizive ne cdo rast zbatojne tarifa te njejta brenda te njejtit segment kohor pergjate gjithe kohes se fushates. Operatoret radiotelevizive duhet te dorezojne 5 dite para fi llimit te fushates tarifat per cdo segment kohor prane KQZ-se. Tarifat publikohen ne faqen zyrtare te internetit te KQZse - thuhet ne piken 5 te nenit 84. Ndersa eshte percaktuar se aktiviteti qeveritar do ti kaloje partise ne pushtet. Koha e pasqyrimit te veprimtarive qeveritare qe lidhen me fushaten zgjedhore perfshihet ne kohen e partise te ciles i perket titullari i institucionit qe zhvillon veprimtarine. Do te konsiderohen veprimtari qeveritare aktivitetet publike qe pasqyrojne ose promovojne politika te institucionit investimet inaugurimet e veprave apo pasqyrim i punes ne vepra publike mesazhe qe percojne politiken apo programin e subjektit politik dhe/ose koalicionit qe i perket titullari si dhe aktiviteteve te tjera qe paracaktohen ne udhezimin e KQZ pas konsultimit me bordin e Monitorimit te Medias - thuhet ne piken 3 te nenit 81. Ndersa eshte percaktuar se rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund te publikohen gjate 5 diteve te fundit para dates se zgjedhjeve perfshire dhe daten e zgjedhjeve deri ne oren e mbylljes se votimit. Kjo dispozite eshte aplikuar dhe ne zgjedhjet e kaluara.