E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan Arvizu takon ish-kryeministrin Nano

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është takuar para pak minutash me ish-kryeministrin Fatos Nano. Takimi mes tyre është zhvilluar në një nga restorantet e kryeqytetit, pranë stadiumit Selman Stërmasi.

Sëbashku me ish-kryeminsitrin ndodhej edhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, të cilët priten ambasadorin amerikan.

Takimi Arvizu-Nano, në fakt ishte parashikuar për tu mbajtur dy ditëm ë parë por u shty për shkak të vrasjes së ushtarit shqiptar në Afganistani.

Ambasadori amerikan në Tiranë takohet me Nanon në një kohë kur po afron afati për zgjedhjen e presidenti të ri të Shqipërisë. Deri tani Nano është e vetmja kandidaturë e vetëshpallur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›