E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi zgjedhor aktual/ Maliqi: Skandal! Prodhon servilë, pazarxhinj e sekserë!

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër ndaj Kodit Zgjedhor aktual, duke e cilësuar atë të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për përfaqësimin demokratik në vend.

Ai ka kërkuar ndryshime të menjëhershme, duke propozuar lista të hapura ose një sistem mazhoritar.

Në reagimin e tij, Maliqi shprehet se nga 140 deputetë në Kuvend, vetëm një pjesë e vogël arrijnë të zgjidhen përmes votës së drejtpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër, sipas tij, nuk përfaqëson realisht vullnetin e qytetarëve.

Ai e cilëson Kodin Zgjedhor si një sistem që ka deformuar përfaqësimin politik dhe ka ndikuar në dobësimin e institucioneve demokratike, duke prodhuar, sipas tij, deputetë të shkëputur nga vota e qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›