E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga ura e Drejtorisë së Policisë drejt Kryeministrisë, nis marshimi

Ka nisur marshimi i protestuesve në kryeqytet, ndërsa pjesëmarrësit janë organizuar për të ndjekur një itinerar që përshkon disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Sipas organizatorëve, marshimi ka nisur nga zona e urës pranë Drejtorisë së Policisë dhe do të vijojë drejt Sheshit Wilson, vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha dhe më pas drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit po lëvizin me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësive nga drejtuesit e vendit.

Forca të shumta të Policisë së Shtetit janë vendosur përgjatë itinerarit të marshimit për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Deri tani nuk raportohen incidente, ndërsa trafiku në disa akse të kryeqytetit ka pësuar ngadalësime për shkak të kalimit të protestuesve.

Marshimi pritet të përfundojë para godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët kanë paralajmëruar mbajtjen e fjalimeve dhe paraqitjen e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›