E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra me fytyrë monstre

SKOCI - Pamje pak e frikshme apo jo? Kodra me fytyrë monstre gjendet në Skoci. Fotoja që shihni Është bërë nga fotografi, Mike Walker në Lochaber, një nga zonat më të bukura në vend.

E rrethuar me re, fytyra të jep përshtypjen e një gjigandi që del nga toka dhe duket sikur ulërin.

Imazhi e bën edhe më tërheqës zonën, në të cilën në shkurt të vitit 1692 ndodhi një masakër e madhe e njohur si Masakra e Glencoe. Në 27 gusht 1691 Mbreti William u ofroi klaneve të ndryshme falje për revoltën e tyre.

Nëse do të pranonin do të lidhnin aleancë brenda Vitit të Ri. Banorët e zonës në fjalë, nuk respektuan afatet, çka çoi në sulmin ndaj tyre. Si pasojë, 78 persona u vranë, mes tyre 40 gra dhe fëmijë. Aleanca u bë në në 6 janar 1692.

Redaksia Online
(by/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›