E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kofi Anan: Viktima alarmuese në Siri

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, u tha sot Kombeve të Bashkuara se ka raporte për viktima “alarmuese” në Siri, pavarësisht pretendimeve për tërheqje të pjesërishme të trupave nga qytetet ku ka protesta.

Zoti Anan tha se nuk mund t`i konfirmoj pretendimet për tërheqje të Sirisë.

Raportohet se sot forcat e regjimit kanë lancuar sulme të ashpra kundër lagjeve të kryeqytetit Damask, të dominuara nga opozita. Vlerësohet se ky ishte sulmi më i ashpër i regjimit afër kryeqytetit prej se ka filluar kryengritja, para një viti.

Ankaraja thotë se më se 1 mijë refugjatë kanë hyrë në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, kështu që tani numri i tërësishëm i refugjatëve nga Siria në Turqi arriti në 21 mijë.

Shumë njerëz, gjithashtu po largohen në Jordani për t`iu shmangur luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›