Asambleja, Rama mbledh edhe kryesinë e partisë

Një ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, kreu i saj Edi Rama ka thirrur kryesinë e partisë . Në mbledhjen e sotme të kryesisë do të diskutohet axhenda e punimeve të Asamblesë Kombëtare.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 11:00 Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e do të fukusohet në 4 pika të cilat përfshijnë të gjitha tryezat e organizuara nga PS-ja, anëtarësimet e reja dhe çështjet organizative të partisë.
Në mbledhjen e asamblesë sekretari për programin Ilir Beqja do të raportojë në lidhje me tryezat e organizuara nga Partia Socialiste ndërsa sekretari për rininë Erjon Veliaj do të raportojë në lidhje me anëtarësimet e reja në rrethe të ndryshme të vendit.
Nga ana tjetër, në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë së PS do të diskutohet në lidhje me çështjet organizative të partisë dhe përgatitjet për sfidën elektorale të vitit të ardhshëm.