Koha nuk kalon për Cher (FOTO)
Është 67-vjeç dhe ka një karrierë të gjatë 4 dekada,po duket sikur koha nuk ecën për këngëtaren Cher,e cila duket e mahnitshme në foton për kopertinën e albumit të saj të ri me titull Closer To The Truth.
Cher e ka publikuar foton në profilin e saj në Twitter. Ky është albumi i 26 në karrierë për 67-vjeçaren. Cher kishte rreth 12 vite e shkëputur nga industria muzikore.
Albumi Closer To The Truth përmban 11 këngë në versionin standard dhe 17 në versionin deluxe, ku përfshihen bashkëpunime me Timbaland dhe Pink. P.K

