E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Koha për ndëshkim, në rastet e skandaleve mjekësore"

Është koha që disa të bëhen shembull. Duhet të mësohemi me idenë që ai që gabon apo shkel ligjin, do ndëshkohet. Kjo dhe vetëm kjo, rikthen stabilitetin qytetar në vend dhe i jep fund depresionit të madh që na ka mbuluar si shoqëri.

P.sh., patjetër në këto rastet e vdekjeve nga gabimet e mjekëve, duhen ndëshkuar përgjegjësit. Dikush duhet ta mbajë përgjegjësinë e vdekjes së vajzës, Matildës. Është humbje e madhe të të vdesë vajza në këtë moshë, nga një operacion rutinë.

Edhe në një rast tjetër, ka vdekur një fëmijë dhe ende nuk kemi parë autorin të ndëshkohet. Ah, jo, kështu nuk vazhdohet më! Duhet të gjykohen! Nëse janë fajtorë, duhet të dënohen, pse jo?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›