E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Investimet duhen përqendruar në edukim dhe arsimim"

 

Për t'i shpëtuar mallkimit të errësirës, shumëkush e shumëherë mund të guxojë "të ndezë një qiri" në një përpjekje për të ndriçuar gjithëçfarë mund të bëhet.

Teorikisht, njihen sugjerimet modeste, të cilat unë po i përsëris, pasi i besoj totalisht dhe po i shënoj me merakun dhe përshtypjen se pothuaj është e kotë të supozosh, që sinjalet analitike shkojnë në veshët e duhur:

Së pari, klasa politike e ngarkuar për menaxhimin e tranzicionit tonë, duhet t'i japë rëndësi maksimale, totalisht e urgjentisht, edukimit të brezit të ri, që do të thotë ndryshimi, reforma, vëmendja publike, revolucioni, duhet të fillojë nëpër të gjitha nivelet e shkollave tona.

Investimet e mëdha dhe preokupimet e mëdha duhet të drejtohen pikërisht atje,drejt edukimit dhe qytetërimit të brezit të ri. Në mënyrë absolute, më shumë së ndërtimi i rrugëve dhe objekteve publike, e rëndësishme është ndërtimi i shkollave dhe sigurimi i kushteve normale për edukimin normal të fëmijëve dhe të rinjve. Këtu pra duhet përqendruar investimi shqiptar, duke investuar në fillim për dijen dhe për kulturën, dhe pastaj, me kohë, me radhë, për Kalimashin, për Ulqinin, për Gollobordën etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›