E Martë, 3 Nëntor 2026

“Kohë e pamjaftueshme”, Besjana Kadare i jep lamtumirën të atin me vargjet e shkruara prej tij

“Kohë e pamjaftueshme”, me vargjet e kësaj poezie Besjana Kadare i ka dhënë lamtumirën të atit, kolosit të letrave shqiptare, Ismail Kadare.

Në postimin në Facebook, ku ka publikuar një foto të të atit, Besjana Kadare nuk ka shtuar as një rresht përveç vargjeve të poezisë, për të shprehu atë që ajo ndjen në këtë moment të trishtë jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.

Ismail Kadare i mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë (1 korrik) në moshën 88-vjeçare.

Kohë e pamjaftueshme   S’kam kohë të harroj shumë gjëra Që nga mendja ti nxjerr përjetë. Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat Do t’më duhen së paku dy vjet.   Dhe ndoshta po aq për Danten, Për frëngjishten tok me plazhet po aq, Ndoshta gratë do të jem duke fshirë Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.   Si udhëtari me peshë të tepërt Para avionit që niset pas pak I ngarkuar rëndshëm ende Do t’afrohem tek varri humbak.   Nga supet si ta heq këtë barrë? Ku ta hedh këte peshë, si? Me të s’mund të zbres atje poshtë Por as lart dot s’e lë kurrsesi.   I menduar gjer në çast të fundit Nga mosthënia, nga pengu tragjik, Një shenjë ndoshta të pakuptueshme Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.   Ismail Kadare   /rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›