E Martë, 3 Nëntor 2026

Pirro Misha: Përgjegjësi të redaktoje librat e të madhit Kadare

I ftuar në studion e RTSH 24, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha është ndalur në disa aspekte të jetës dhe veprës së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare. Misha është ndalur tek eksperienca e tij si redaktor i disa prej librave të Kadaresë, për të cilat thotë se ishte një përgjegjësi tejet e madhe.

Ismail Kadare do të mbetet përherë  kolosi i letrave shqipe. Edhe pse Ismail Kadare u shua  përgjithmonë, letërsia e tij do të jetojë përgjithmonë tek lexuesi i tij besnik.

“Disa vepra të tij i kam redaktuar unë, kam qenë padyshim një mik i tij. Ishte përgjegjësi padyshim, por edhe sprovë shumë e rëndësishme intelektuale sepse nëse do t’i bëje vërejtje, sugjerime, ishte guxim i madh. Është një përvojë që nuk do ta harroj kurrë. Ismail Kadare ka sjellë shumë në letërsinë shqipe, një figurë që kapërcen kufijtë shqiptarë. Letërsia shqipe  doli nga kufijtë e saj të ngushtë. Ai ka një vepër monumentale që është e pavdekshme”, u shpreh ai.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88 vjeçare.

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›