E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kohë ideale për gjumë

19/04/10 13:50

Banorët e BB3 këtë mëngjes me shi janë zgjuar me përtesë dhe duke u munduar të mposhtin dëshirën e madhe për të fjetur edhe pak gjumë. Një e nga një ata zgjohen të gjithë dhe bisedat e para zhvillohen pikërisht për gjumin dhe kohën me shi duke e komentuar si një kohë ideale për të bërë një gjumë të mirë. Pas punëve personale të mëngjesit, ata pinë kafenë dhe dalin jashtë për të shkëmbyer bisedat e para ndërmjet tyre. Erioni që është dhe i pari banor i zgjuar, shkon dhe rri vetëm në ballkonin e shtëpisë së vjetër, ndërsa Manal, Kika Seldi dhe Domenika rrinë përballë tij në shtëpinë e re. Jashtë del edhe Jona dhe Jetmiri. Pasi disa minutash, Jetmiri shkon pranë Erionit dhe fillon të bëjë shaka me të. Ndër të tjera ata diskutojnë për muzikën në sfond, ndërsa Jona shkon brenda dhe bisedon me Klodin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›