Adriano, gabon penalltinë, reagojnë tifozët

Botafogo ka mundur Flamengon 2-1 duke fituar kështu edhe kupën e Rios, faza e dytë e kampionatit.
Adriano ka gabuar një penallti, duke shkaktuar pakënaqësinë e tifozëve. Futbollisti i kthyer sërish në fushë pas një periudhe pushimi të shkaktuar nga probleme me mesin, është kundërshtuar nga një grup tifozësh në dalje të stadiumit.
Mbështetësit e Flamengos kundështojnë stilin e tij të jetës pak të përshtatshëm për një atlet profesionist.
Këto episode mund të detyrojnë Adrianon të marrë një vendim për kthimin në Europë, pas botërorit të Afrikës së Jugut.