E Martë, 3 Nëntor 2026

Koka: Mazhoranca është duke pritur bombën nga SPAK-u

Gazetari Bledian Koka ka deklaruar në emisionin “3D” në RTSH 1 se mazhorancë është duke pritur goditje nga Struktura e Posaçame Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Sipas Kokës, anëtarët e mazhorancës socialiste janë vënë në dijeni nga vetë Edi Rama. Koka nënvizoi se mund të vendosë në pikëpyetje legjitimitetin e vetë mazhorancës qeverisëse.  

“Një problem për të cilin janë vënë në dijeni nga vetë lideri i tyre, Edi Rama edhe është një problem që vjen nga SPAK-u.

Të paktën siç e di unë dhe siç e kam informacionin që mund të vendosë në pikëpyetje dhe vetë ekzistencën e mazhorancës legjitime në mënyrën se si është e formuar sot”, u shpreh Koka në “3D”.

Gazetari Koka shpjegoi se kjo mund të jetë arsyeja që mazhoranca po pengon opozitën duke prodhuar provokime të panevojshme.

“Prandaj mund të vijnë goditje nga institucioni i drejtësisë së SPAK-ut që e vendosin në pikëpyetje autoritetin moral (jo se ka ndonjë autoritet moral në këtë moment që flasim) të mazhorancës aktuale. Dhe unë mendoj se këtu duhet gjetur pikëpyetja e këtij provokimi krejt të panevojshëm”, theksoi gazetari.

Koka nuk përjashtoi që ky mund të jetë edhe një skenar i mazhorancës për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Alban Dudushi: Po krijon një krizë të stisur parlamentare për të vajtur në zgjedhjet e parakohshme?

Bledian Koka: Ndoshta edhe për këtë!

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›