E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaina boliviane burg pa afat Salkut dhe Pelushit

Mbrojtja e te akuzuarve Nuk ishim gjate shkarkimit

TIRANE- Ne nuk kemi qene ne Durres ne momentin kur ka mberritur ngarkesa per te marre kontejnierin e mbushur me oriz dhe nuk kemi pasur dijeni se cka ndodhur me te. Ky eshte pretendimi i dy te arrestuarve Eduart Pelushi dhe Ergys Salku te arrestuar nga policia ne fillim te javes se kaluar ne rrugen Tre deshmoret ne Yzberisht gjate kohes se shkarkimit te nje kontejnieri te nisur nga Bolivia ne te cilin kishte 150 tone oriz dhe brenda saj ishte paketuar edhe nje sasi lende narkotike kokaine. Mesditen e djeshme gjate vleresimit te mase se arrestit ndaj dy te akuzuarve ata vete nuk kane pranuar te flasin ndersa nepermjet avokatit te tyre kane pretenduar se nuk e dinin se ckishte ne te vertete ne kontejnier pasi nuk kishin qene te pranishem ne momentin qe anija me ngarkesen e tyre ishte ne portin e Durresit. Ne kete menyre te akuzuarit kane tentuar te hedhin pergjegjesine per gjetjen e sasise se lendes se pretenduar kokaine se ndaj tyre mund te ishte kryer ndonje veprim i dyshimte ne dem te tyre. Vete te akuzuarit nuk kane pranuar te japin pretendimin e tyre duke lene avokatin e tyre Genc Gjokutaj te flase dhe te jape per Gjykaten sqarimet e duhura ne emer te tyre.
Prokuroria e Krimeve te Renda kishte paraqitur ne Gjykaten perkatese kerkesen per arrestimin per dy te arrestuarit Ergys Salku dhe Eduart Pelushi si dhe per dy persona te tjere te shpallur ne kerkim nje prej te cileve mesohet se eshte pronar i mallit. Ndaj dy te arrestuarve prokurori i ceshtjes Ened Nakuci kerkoi masen e arrestit burg pa afat bazuar ne provat dhe faktet e paraqitura ne gjykate prej tij. Nderkaq te njejten mase ne mungese prokurori Nakuci kerkoi edhe per dy te kerkuarit e tjere biznesmenin me inicialet D. B si dhe nje person tjeter qe sipas burimeve te prokurorise dyshohet se eshte perfshire ne kete linje te trafikut te kokaines.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›