E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria percakton numrin e punonjesve te administrates 89.300

Buxheti parashikohet te shpenzoje per pagat dhe sigurimet shoqerore te punonjesve rreth 68 miliarde leke


TIRAN- Nevoja per te reduktuar sa me pare shpenzimet per personelin e administrates buxhetore ka bere qe qeveria ta percaktoje numrin maksimal te punonjesve ne ligjin e buxhetit 2011. Me pare numri total i punonjesve te administrates buxhetore percaktohej me Vendim te Keshillit te Ministrave por duket se ekzekutivi e ka pare me te arsyeshme paracaktimin e tij me ligj si nje zgjidhje ndaj shtimit te panevojshem te vendeve te punes neper zyrat e shtetit. Per vitin 2011 numri i punonjesve organike te administrates do te jete 89.300.
Fryrja e administrates publike me nje numer te konsiderueshem punonjesish ka bere qe qeveria te inicioje nje reforme qe ka te beje me kryerjen e nje analize te thelle per nevojat qe kane institucionet per punonjes si dhe nivelin e tyre te pagave.


Ne fakt per disiplinimin e organikes se administrates dhe pagave per secilin eshte ngritur nje grup i posacem pune i cili ne perfundim do te ofroje edhe sugjerimet per ndermarrjen e nje reforme te pergjithshme ne administrate.
Kjo eshte nje mase e drejtperdrejte per uljen e shpenzimeve te personelit aq shume te domosdoshme per buxhetin e shtetit ne nje kohe kur zera te tjere te buxhetit sic jane shpenzimet administrative apo subvencionet jane reduktuar me kohe. Ne total buxheti parashikohet te shpenzoje per pagat dhe sigurimet shoqerore te punonjesve te administrates se ministrive dhe institucioneve qendrore rreth 68 miliarde leke. Kjo eshte nje shifer rreth 3.5 miliarde leke me shume se ajo e vitit 2010. Fondet jane parashikuar duke iu referuar numrit te punonjesve te miratuar gjate ketij viti me vendim qeverie ndersa perfshirja e tij ne ligj do beje qe per cdo ndryshim lista te shkoje paraprakisht per miratim ne Kuvend.


Puna per verifikimin e veprimtarise se administrates buxhetore ka filluar qe ne mes te muajit shtator. Me nje urdher te Kryeministrit u ngrit grupi i posacem i punes per disiplinimin e numrit te punonjesve neper institucione si dhe pagave te tyre. Grupi perbehet nga pese anetare dhe do te verifikoje organikat e institucioneve dhe ne fund te veprimtarise do te jene sugjerimet per ndermarrjen e nje reforme te pergjithshme ne administrate. Rol te rendesishem ne kete proces pritet te kete edhe Departamenti i Administrates Publike nen varesine e Ministrise se Brendshme.


Sipas tabelave te buxhetit te vitit 2011 numri total i punonjesve buxhetore eshte rreth 89 300 ku pjesen me te madhe e perbejne mesuesit qe jane nen varesi te Ministrise se Arsimit me rreth 39 mije. Numer te konsiderueshem punonjesish ka edhe shendetesia por nje pjese e mire e tyre jane ne varesine e Institutit te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor ndersa pjesa tjeter ne varesi te Ministrise se Shendetesise. Numer te konsiderueshem punonjesish kane edhe Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes me respektivisht 13 300 dhe 11 700 te tille.



Administrata


Buxheti i shtetit parashikohet te shpenzoje per pagat dhe sigurimet shoqerore te punonjesve te administrates se ministrive dhe institucioneve qendrore rreth 68 miliarde leke
Per here te pare perfshihet ne ligjin per buxhetin e shtetit numri maksimal i punonjesve te institucioneve buxhetore me pare kjo behej me vendim te qeverise
Prej rreth nje muaji e gjysme vijon punen grupi i posacem per verifikimin e organikes dhe pagave te punonjesve te administrates buxhetore
Reforma ka te beje me shkurtimin e shpenzimeve dhe shfryrjen e organikes se administrates nga punonjesit e panevojshem


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›