A do të hapë rrugë?

Komisioni i Arsim Bajramit i ka dorëzuar të mërkurën në Kuvend propozimet për ndryshimet kushtetuese. Në fund të majit pritet që deputetët t’i miratojnë amendamentet e ndryshuara. Por, zgjedhjet presidenciale nuk mund të shpallen nëse nuk jep dorëheqje Atifete Jahjaga. Në Presidencë thonë se Shefja e Shtetit do ta shpalosë qëndrimin e saj pasi që për këtë çështje të flasë Gjykata Kushtetuese.
Pas përfundimit të procedurave për ndryshimet kushtetuese, qëndrimi i Presidentes Atifete Jahjaga do të jetë vendimtar kur është fjala për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale në vend.
Kjo paralajmërohet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët thonë se fjala e Presidentes do ta drejtojë procesin nëse zgjedhjet presidenciale mund të mbahen sipas marrëveshjes së partive politike apo në bazë të mandatit pesëvjeçar, që shefja aktuale e shtetit e ka sipas kushtetutës së vendit.
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotem te Gazetes Express.