E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokainë e armë nga Shqipëria, pranga 10 shqiptarëve në Itali

BRINDISI-Dërgonin kokainë nga Shqipëria në Itali, por trafiku ilegal nuk përfundon këtu. Zgjerohet me dërgesa të paligjshme armësh tek grupet kriminale.

Sipas mediave italiane aktiviteti drejtohej nga një organizatë kriminale që u shkatërrua në sajë të operacionit të antimafias së Leces. Në pranga kanë përfunduar 15 persona, 10 prej të cilëve shqiptarë kurse 5 të tjerët, shtetas italianë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekustruar 700 gramë kokainë. Sipas hetimeve, droga shpërndahej në lokale e diskoteka.
Personave iu sekuestruan dhe pasuri të patundshme dhe automjetet me vlerë, 250 mijë euro.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›