Kokalari, letër John Kerry-t: Berisha po përgatitet të vjedhë zgjedhjet
Aktivisti shqiptaro- amerikan i shkruan Sekretarit të Shtetit, John Kerry
Nga Gary Kokalari
I nderuar Z. Sekretar:
Po ju shkruaj në lidhje me dy çështje që kanë të bëjnë me Shqipërinë që unë e di se janë të rëndësishme për ju: Zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, të cilat do të mbahen më 23 qershor, 2013, dhe skandali i AEY-së.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, unë besoj vetë përparimi i Shqipërisë si demokraci është në rrezik. Për fat të keq, që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, vendi ka nuk ka pasur një histori të mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka cenuar rregullisht parimet më themelore të demokracisë. Për të ruajtur pushtetin, ai e ka abuzuar në mënyrë të përsëritur procesin e zgjedhjeve demokratike duke manipuluar rezultatet e votimit në mënyra të ndryshme duke përfshirë: dërgimin në mënyrë të organizuar nëpër qendra votimi të votuesve të paligjshëm, mbushja e kutive të votimit, konfiskimin e kutive të votimit, manipulimin e listave të regjistrimit të votuesve, dhe duke përdorur të fortët e tij për të frikësuar votuesit në qendra votimi. Zyrtarët e Departamenti të Shtetit (DOS) që mbikëqyrin Ballkanin duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rrethana.
Këto kohë, Berisha ka bërë një grabitje të guximshme të pushtetit duke vënë nën kontrollin e tij Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, Jonathan Moore, Drejtor i Departamentit të Shtetit për Marrëdhëniet me Evropën e Jugut dhe Qendrore, nuk mundi të bindë Berishën të tërhiqet nga kjo goditje e rëndë ndaj demokracisë së brishtë shqiptare. Berisha beson se ai mund tia hedhë me sjelljen e tij të neveritshme, sepse në të kaluarën, pas gjithë të bërtiturave, zyrtarë të qeverisë amerikane i kanë shmangur sytë nga krimet e Berishës në emër të sigurisë rajonale. Bazuar në përvojën e tij, ai ka arritur në përfundimin se të dërguarit e SHBA kanë fjalë, por jo vepra.
Duke komentuar në lidhje me zhvillimet në KQZ gjatë një intervistë të kohëve të fundit me Zërin e Amerikës, John Withers, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, deklaroi: Atë që ka ndodhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve unë mund ta quaj një grusht shteti administrativ. Veprimi ishte kundër ligjit, kodit zgjedhor dhe përtej kompetencave të parlamentit. Ambasadori Uidhers më tej deklaroi: Ju nuk mund të ndryshoni rregullat e lojës në mes të ndeshjes. Unë nuk jam i vetmi njeri që besoj se ky ishte një veprim i paligjshëm. Praktikisht, të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar që kanë analizuar se çfarë ka ndodhur, kanë të njëjtin mendim. Nëse partia në pushtet do të kishte realizuar pretendimin e saj në një mënyrë etike dhe ligjore, në mënyrë që KQZ-ja të mund të riorganizohej, do të kishte qenë ndryshe. Por ndërhyrja me Parlamentin, pavarësisht vërejtjeve të palës tjetër që shkon në zgjedhje, nuk e bën gjë tjetër veçse sigurim avantazhi politik.
Në këtë moment, sondazhet paraprake tregojnë se partia e Berishës mund të humbasë pushtetin nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ekziston frika reale se pavarësisht se çdo tregojnë numrat, Berisha do të përdorë kukullat e tij në KQZ për të manipuluar rezultatet, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ai e ka marrë kontrollin e këtij institucioni. Ky veprim duhet të shihet si një sinjal i qartë se pavarësisht nëse partia e tij akumulon apo jo vota të mjaftueshme në zgjedhje, Berisha synon të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Nëse kjo ndodh, dhe efektivisht Berisha ju vjedh shqiptarëve të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shpresat për progresin e Shqipërisë si demokraci do të shkërmoqen dhe ajo do të bëhet një diktaturë de facto.
Meqë siguria rajonale ka udhëhequr politikën e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë në të kaluarën, nuk duhet të ketë asnjë dyshim se prioriteti më i ngutshëm strategjik në rajon për amerikanët sot është që të sigurohemi që Shqipëria mban zgjedhje të lira dhe të ndershme në 23 qershor. Çështë më e rëndësishme, duke qenë ndër popujt më pro-amerikanë në botë, shqiptarët kanë fituar të drejtën që Shtetet e Bashkuara ta shohin vendin e tyre si një partner strategjik dhe jo si një gur shahu strategjik. Për këto arsye, unë kërkoj që ju të ndërhyni për të mbrojtur të drejtat demokratike të popullit shqiptar, duke komunikuar direkt me kryeministrin Sali Berisha dhe duke i kërkuar me tonet më të forta të mundshme që ai të tërhiqet nga grushti institucional i rrezikshëm që ka orkestruar në KQZ. Dhe nëse ai nuk tërhiqet, atëherë unë sugjeroj që Departamenti i Shtetit të konsiderojë turpërimin publik të Berishës me lëshimin e provave që ka mbledhur Departamenti i Shtetit për natyrën e korruptuar të regjimit të tij, në mënyrë që të mos të ketë asnjë dyshim në mendjet e votuesve shqiptarë, kur ata të shkojnë në vendvotime më 23 qershor.
Një nga këto shembuj te korruptimit është edhe situata me AEY. Në lidhje me AEY, unë kam komunikuar me stafin tuaj, kur ju shërbenit në Senat, dhe e di që keni pasur një nivel të lartë vëmendjeje për këtë skandal. Kjo çështje gjithashtu ju ekspozoi ndaj natyrës së korruptuar të regjimit të Berishës.
Më 10 prill 2008, ju i shkruat sekretarit të atëhershëm të Mbrojtjes, Robert Gates, Po ju shkruaj sot për tju shprehur shqetësimet serioze për sa u përket programeve të mbikëqyrjes të bizneseve e të vogla kontraktore të Departamentit të Mbrojtjes. Raportet e fundit të gazetave tregojnë se një 22 vjeçar nga Miami ka qenë në gjendje të sigurojë më shumë se 298 milionë dollarë në kontrata federale. Ky individ – nën emrin e korporatës AEY Inc – jo vetëm që furnizonte me municion kinez 40 vjeçar forcat afgane të sigurisë, por raportimet e gazetarëve tregojnë se ai mund ti ketë siguruar këto kontrata të Departamentit të Mbrojtjes, me dizenjim të veçantë për bizneset e favorizuara, për të cilin ai nuk mund të aplikonte. Si Kryetar i Komisionit të Senatit për Biznesin e Vogël, unë mendoj se agjencia juaj duhet tju japë shpjegime Kongresit dhe publikut amerikan. Ju gjithashtu shkruat, Përveç shqetësimeve që kam në lidhje me mbikëqyrjen e kontraktorëve, unë kam shqetësime edhe më të mëdha për pasojat për sigurisë kombëtare. Të gjithë jemi dakord se Afganistani është një front i rëndësishëm në luftën globale ndaj terrorit. Siç e dini, situata e sigurisë në Afganistan është përkeqësuar, dhe dhuna është në nivelet e saj më të lartë që nga viti 2001. Forcat