E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokrra e Rahovecit

Kandidatet per Kryetar te Rahovecit i kane dhene fund te premten fushates. Te dielen PDK146ja LDK146ja AAK146ja AKR146ja dhe LDD146ja do te maten me votat e rahovecianeve. 147Kokrren148 e Qytetit te Rrushit e duan te gjithe. Zgjedhjet ne kete komune partite i shohin si test serioz per 12 dhjetorin Nga Faton Ismajli me 20 nentor 2010 ne ora 0824

Qytetaret e Rahovecit gjate tere dites se premte kane pritur dhe percjelle lideret e partive kryesore ne diten e fundit te fushates elektorale per te parin e Komunes.

Ata kane degjuar premtime nga kandidatet per kryetar dhe nga lideret partiake se do te kete permiresime te jetes nese e marrin besimin per te udhehequr Komunen ne mandatin e mbetur trevjecar. Vec kesaj lideret e partive e shohin garen ne Rahovec si test per zgjedhjet nacionale qe mbahen me 12 dhjetor.

Kandidatet e tri partive kryesore - PDK LDK dhe AAK jane shprehur te sigurt se do te fitojne qysh ne raundin e pare te zgjedhjeve te jashtezakonshme pavaresisht se ne dy pale zgjedhjet e fundit eshte zhvilluar edhe balotazhi.
Pretendenti i PDK146se per kryetar te Rahovecit Xhelal Canziba ka thene per Express se pret rikonfirmimin dhe vazhdimin e mandatit te nisur nga paraardhesi i tij Qazim Qeska i cili pati dhene doreheqje dhe ishte rikthyer ne menyre te paligjshme ne postin e njejte.

147Projekti numer nje eshte asfaltimi i rrugeve ndertimi i shkollave ne disa fshatra dhe realizimi i projekteve qe kane nisur me heret148 ka thene ai.
147Te dielen pres zgjedhje fer dhe demokratike ku PDK146ja do te dale fituese sikurse ne zgjedhjet e 2007146s dhe te 2009146s148 ka thene Canziba. 147Une do te vazhdoj punen qe e kemi lene dhe pres rikonfirmimin e besimit te qytetareve per vazhdimin e mandatit148.

Megjithekete puna e ish-kryetarit eshte duke u kritikuar nga partite e tjera qe po garojne per te marre votat e qytetareve te Rahovecit.

Kandidati i LDK146se Ibrahim Kryeziu thote se qytetaret e Rahovecit do ta denojne keqqeverisjen dhe dhunimin e ligjit qe sipas tij eshte instaluar nga PDK-ja ne tri vitet e fundit.

147Qytetaret e Rahovecit do te votojne per ta nxjerre komunen e tyre nga kaosi paligjshmeria dhe krimi148 ka thene Kryeziu ne prani te Liderit te LDK146se Isa Mustafa te premten gjate nje takimi me studente.

147LDK146ja do te dale fituese sepse e ka programin me te mire. Aty kemi parapare permiresime ne te gjitha fushat duke filluar nga rruget arsimi shendetesia kultura dhe rinia148 ka premtuar ai.

Nderkaq kandidati i AAK146se Smajl Lajtifi shprehet i bindur se do te dale fitues qysh ne raundin e pare te zgjedhjeve me premtime se do ta riktheje qytetin e Rahovecit ne gjendje te zakonshme.

147Jemi duke punuar me njerez ne te gjitha nivelet qe te dalim fitues dhe ta kthejme ligjshmerine ne Komunen e Rahovecit148 ka thene ai.
Latifi premton se nese qytetaret ia japin besimin atehere do te angazhohet ne permiresimin e sektorit te bujqesise arsimit shendetesise dhe infrastruktures.

147Gjendja aktuale eshte e papranueshme per qytetaret e Rahovecit. Ne do ta normalizojme dhe do te vendosim rend dhe ligj ne komunen tone148 ka thene Latifi.

Ish-udheheqesi i LIB146it beson se nuk do te kete fare nevoje per koalicione per raundin e dyte por thote se gjithcka do te vendoset pasi ta shohin verdiktin e qytetareve te Rahovecit.

Zgjedhjet e jashtezakonshme ne Rahovec organizohen pas vendimit te Gjykates Kushtetuese se ish-kryetari nga radhet e PDK146se Qazim Qeska i cili ishte rikthyer ne udheheqje te Komunes ne menyre te paligjshme. Qeska kishte rimarre postin e Kryetarit te Komunes 79 dite pasi kishte dhene doreheqje derisa per kthimin e tij ishte akuzuar edhe Kryeministri Hashim Thaci.

Pretendentet per Kryetar
PDK 150 Xhelal Canziba
LDK 150 Ibrahim Kryeziu
AAK 150 Smajl Latifi
AKR 150 Rexhep Oruqi
LDD - Luljeta Kadiri

LDK ankohet per manipulime
Dega e LDK146se ne Rahovec ka bere te ditur te premten se ka gjetur fakte per PDK146ne dhe AAK146ne se po e shkelin Ligjin dhe Kodin Zgjedhor. Nepermjet nje reagimi per media LDK146ja ka njoftuar se simpatizantet e AAK146se ne fshatin Ratkoc i kane shqyer posteret e kandidatit Ibrahim Kryeziu derisa PDK146ja ka mbajtur nje tubim elektoral gjate orarit mesimor ne po te njejtin fshat. LDK146ja Dega ne Rahovec kerkon nga KQZ146ja policia dhe institucionet e tjetra qe te marrin masa per parandalimin e shkeljeve te njepasnjeshme qe sipas saj jane duke i bere partite rivale.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›